Lidhje

Maqedoni: Arrestohen të dyshuar si pjesëtarë të ISIS


Policia maqedonase ka arrestuar katër persona në Shkup dhe në Tetovë, të dyshuar si pjesëmarrës në konfliktin në Siri.

Në operacionin e quajtur “Celula – 2”, policia ka kryer bastisje nëpër disa shtëpi ku ka arrestuar shtetasit nga 23 në 38 vjeç, për të cilët thotë se ka të dhëna të kenë qenë pjesëtarë të organizatës terroriste islamike ISIS dhe të ishin kthyer në Maqedoni vitin e kaluar nga luftimet e atjeshme.

Të ndaluarit janë dërguar para organeve të hetuesisë, ndërsa pritet t’u caktohet masa e paraburgimit.

XS
SM
MD
LG