Lidhje

Ndihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland qëndroi të hënën në Shkup ku tha se ka vërjetur përparime drejt realizimit të marrëveshjes së vitit të kaluar, por se kriza politike duhet të marrë fund. Ajo tha se është optimiste që brenda ditëve në vijim partitë kryesore do të gjejnë zgjidhje. Zonja Nuland, ndërkohë, theksoi mbëshetjen për Prokurorinë e posaçme të Maqedonisë, për çka tha “është në rrugë t’i sjellë vendit sundimit e drejtë të ligjit, llogaridhënien dhe një sistem të pastër gjyqësor”.
Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Evvropë dhe Euroazi, Victoria Nuland në Shkup zhvilloi takime me katër drejtuesit e partive më të mëdha dhe me zyrtarë të tjerë lidhur me krizën aktuale politike dhe mundësitë e zgjidhjes së saj.
Zonja Nuland vërejti se ka pasur një lloj përparimi drejt zbatimit të pjesëve të marrëveshjes së njohur si e Përzhinës, të vitit kaluar ndërmjet katër partive më të mëdha, ndërsa tha se “tash është koha që të përfundojë puna dhe Maqedonia të vihet në rrugën e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.”
Ajo tha se ka takuar katër drejtuesit e partive më të mëdha dhe se po largohet me kurajo nga Shkupi, nga ajo që ka dëgjuar. Ajo shpreson se në ditët në vijim, grupet e punës së këtyre partive do të bashkohen rreth ideve në tryezën e bisedimeve dhe të hapin rrugën drejt zgjedhjeve. “Kjo, tha zonja Nuland, do vullnet politik nga të gjitha palët”, por se këtë vullnet ajo e ka parë nga takimet që ka zhvilluar sot. Ajo nënvizoi ndihmën dhe angazhimin amerikan përmes ambasadorit Baily, krahas Bashkimit Evropian, për të ndihmuar forcat politike këtu që të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Qëllimi i dytë i ndihmës-sekretares amerikane të Shtetit ka qenë për të mbështetur procesin e forcimit të gjyqësorit dhe sundimit të ligjit. Ajo ka takuar pjesëtarë të shoqërisë civile dhe të medias për t’i inkurajuar, siç tha, në punën që po bëjnë. Ndërsa ka takuar edhe prokuroren e posaçmë Katica Janeva dhe ekipin e saj.
“Puna e prokurores së posaçmë është e një rëndësie jetike për t’i sjell vendit sundimit e drejtë të ligjit, llogaridhënien dhe një sistem të pastër gjyqësor; Kjo gjë është thelbësore në këtë kohë kur Maqedonia synon objetivat euro-atlantike për të qenë anëtare e BE-së dhe NATO-s, një gjë që SHBA e kanë mbështetur prej kohësh”.
E pyetur nga gazetarët nëse SHBA mund të vendosin sanksione nëse Maqedonia vazhdon të mos përfillë thirrjet për zgjidhjen e krizës, zonja Nuland tha se pret që gjërat të marrin kahen e duhur dhe se nuk do të ketë nevojë të ndërmerren masa të tilla.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas takimit me zyrtaren e lartë amerikane ka njoftuar përmes një komunikate se e ka siguruar zonjën Nuland se partia e tij është pjesa më konstruktive e zgjidhjes së çështjes, ndërsa ka shprehur optimizëm për arritje të shpejtë të kompromisit në ditët në vijim, që do të rezultonte, sipas z. Ahmeti, me zgjedhje të besueshme dhe demokratike.
Nga katër drejtuesit e partive më të mëdha, Menduh Thaçi i Partisë Demokratike Shqiptare foli për mjetet e informimit, pas takimit me ndihës-sekretaren amerikane:
Jemi fatlumë që SHBA si aleat kryesor i shqiptarëve dhe i Maqedonisë, aknë interesim të jashtëzakonshëm që të na ndihmojnë që të largohemi prej kësaj pike të krizës. Është një moment i volitshëm ku të gjithë së bashku duhet të punojmë për debllokimin e kësaj situate që tepër po zgjatë. Do të shoim që brenda ditëve kjo situatë do të duhet të zhbllokohet, tha z. Thaçi.
Edhe në takimet me dy partitë më të mëdha maqedonase, VMRO-DPMNE dhe Lidhja Social Demokrate mësohet se ka mbizotëruar çështja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG