Lidhje

Sek. Mrojtjes Ash Carter viziton Afganistanin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter ndodhet në Afganistan, tre ditë pasi udhëheqësit ndërkombëtarë ranë dakort të mbajnë12 mijë ushtarë të NATO-s në vendin e shkatërruar nga lufta dhe të financojnë Forcat e Armatosura afgane deri në vitin 2020.

Sekretari Carter do të takohet me presidentin Ashraf Gani dhe trupat amerikane për t’i falenderuar për përpjekjet e tyre për të stabilizuar Afganistanin që të mos kthehet në një strehë të sigurtë për terroristët. Javën e kaluar presidenti Obama njoftoi se do të ngadalësojë tërheqjen e trupave amerikane.

Deri në fund të vitit në Afganistan do të mbeten 8 mijë e 400 ushtarë amerikanë, nga 5 mijë e 500 që ishte plani origjinal.

XS
SM
MD
LG