Lidhje

Turqia rihap korridorin detar në Bosfor


Bosphorus Strait, Turkey

Bosphorus Strait, Turkey

Autoritetet detare turke kanë rihapur sot Shtratin e Bosforit për anijet e transportit ndërsa korridori i rëndësishëm i Stambollit u mbyll mbrëmë për disa orë pasi qeveria tha se ishte një përpjekje për grusht shteti nga një fraksion në ushtri. Bosfori është një prej korridoreve më të rëndësishme të botës për transportin detar ku kalojnë tre përqind e furnizimeve globale përmes korridorit mbi 25 kilometra që lidh Detin Kaspik me Mesdheun. Turqia ka njoftuar se mbi 1,500 ushtarë janë arrestuar në përpjekjet për grusht shteti.

Të shtunën, forcat besnike ndaj qeverisë turke luftuan për të mposhtur ata që kishin mbetur nga përpjekja për grusht shteti, pas përleshjeve të dhunshme në Ankara dhe Stamboll.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë që sapo ka marrë detyrën tha se ata që morën pjesë në tentativën për grushtin e shtetit të premten nuk do t’i shpëtojnë dënimit. Duke folur sot, Gjenerali Umit Dundar shtoi se ushtria turke është e vendosur të spastrojë radhët nga anëtarët e shtetit paralel, siç u shpreh ai, të lëvizjes së Fetullah Gulen-it.

“Turqia i ka treguar botës besnikërinë ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit, duke kapërcyer tentativën për tradhëti. Në emër të forcave të armatosura turke, dua të shprehem qartë se jemi të vendosur në spastrimin e atye që ishin përfshirë në përpjekjen për grusht shteti dhe ndaj të gjithë anëtarëve të shtetit paralel nga ushtria.”

Pas dështimit të grushtit të shteti, qeveria turke ka marrë kontrollin. Autoritetet kanë hapur Bosforin që ndan Stambollin me pjesët evropiane dhe aziatike.

Një zëdhënës për monopolin rus të gazsjellësit Tansneft tha se porti kryesor në Detin e Zi po funksiononte normalisht. Turqia transporton dërgesa të mëdha nafte nga rajoni i Detit Kaspik dhe vende si Azerbajxhani dhe Kazakistani përmes territorit të saj për në terminalet e eksportit në Mesdhe.

Një grup i udhëhequr nga kompania BP, që është edhe operatori i tubacioneve të naftës dhe gazit nga Azerbaixhani që kalon përmes Xhorxhias për në Turqi, tha se nuk ka patur pengesa. Të dy tubacionet, thanë ata, po funksionojnë normalisht. Agjencia iraniane e lajmeve, Mehr, tha se Teherani kishte ndaluar përkohësisht eksportin e produkteve të naftës drejt Turqisë si rezultat i mbylljes së kufirit mes dy vendeve.

Dërgesat e naftës në Bosfor janë pakësuar gjatë dekadës së fundit ndërsa Rusia ka zhvendosur fluksin e dërgesave drejt porteve të Baltikut. Portet e Baltikut aktualisht operojnë nën kapacitet, që do të thotë se Rusia mund të devijojë dërgesat e saj larg Detit të Zi, në rast të ndërprerjeve të zgjatura. Rreth 48 mijë anije transporti kalojnë në Ngushticën e Bosforit çdo vit duke e bërë këtë zonë një prej pikave më të ngarkuara në botë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG