Lidhje

Greqi, ndihmë për emigrantët me të ardhura minimale


greece

greece

Ministria greke e Punës ka dhënë udhëzime mbi kushtet e përfitimit nga Programi i Solidaritetit i cili përfshin familjet e emigrantëve me të ardhura minimale.

Programi zbatohet në 30 bashki të Greqisë, dhe aplikimet sapo kanë nisur. Emigrantët që përfitojnë nga kompesimi duhet të kenë qëndrim të ligjshëm në njërën prej bashkive ku zbatohet Programi, të plotësojnë një seri kushtesh të vëna nga autoritet greke mbi të ardhurat minimale që përllogariten mbi bazën e numrit të pjesëtarëve të familjes si dhe të jenë me pasuri të kufizuara, po sipas kritereve të programit.

Kriteret e përzgjedhjes për të përfituar nga programi bazohen jo vetëm në të ardhurat dhe pasurinë në Greqi, por edhe në vendin e origjinës dhe mosdeklarimi i tyre mund të sjellë ndërprerjen e pagesës së kompensimit, kanë pohuar autoritetet greke të Ministrisë së Punës. Emigrantët shqiptarë që janë ndër më të prekurit nga kriza kanë nisur të paraqiten në qendrën e informimit të qytetarëve dhe në shërbimet sociale të bashkive greke për aplikimet.

Njoftimet nga Greqia flasin se një kategori jo e vogël emigrantësh shqiptarë kanë paraqitur interesimin sidomos për të mbuluar nevojat jetike. Emigracioni shqiptar në Greqi përballet jo vetëm me humbjen e vendeve të punës si pasojë e krizës ekonomike në Greqi, por edhe me probleme të statusit të qëndrimit. Ligji grek i Emigracionit po zbatohet me ngadalësi dhe autoritetet nxjerrin herë pas here udhëzime të reja për procesin.

Një nga vështirësitë më të mëdha për shqiptarët është sigurimi i “ditëve të punës” që është një nga kriteret e Ligjit të Emigracionit. Shumë prej familjeve i kanë humbur vendet e punës dhe kanë dalë nga skemat e sigurimeve duke u detyruar t`i blejnë sigurimet pranë enteve greke.

Sipas Ministrisë së Brendshme greke vlerësohet se rreth 384.000 shqiptarë qe jetojne dhe punojne në Greqi kanë përfituar Lejet e Qëndrimit nga rreth 553.000 emigrantë të huaj që ndodhen gjithësejt në këtë vend. Në numrin e përgjithshëm të shqiptarëve përfshihen edhe rreth 43 .000 emigrantë që kanë përfituar shtetësinë greke.

XS
SM
MD
LG