Lidhje

SHBA, BE: Turqia të respektojë drejtat e njeriut


Në Bruksel u zhvillua sot një takim i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, në qendër të të cilit ishte përpjeka për grusht shteti në Turqi dhe sulmi vdekjeprurës i Nicës. Para takimit, ministrat e jashtëm mbajtën një minutë heshtje për vitktimat e Nisës. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonë se Turqia duhet të respektojë rregullat e demokracisë dhe të drejtat e njeriut në masat që po merr ndaj përpjekjes së dështuar për grusht shteti. Zyrtarët kanë paralajmëruar që Turqia të mos e rivendosë masën e dënimin me vdekje për shkak të tentativës për grusht shteti. Pas takimi të ministrave të jashtëm në Bruksel, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry dhe Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme Federika Mogerini dhanë një konferencë të përbashkët shtypi, ku u bënë thirrje autoriteteve turke që të respektojnë ligjet dhe kushtetutën gjatë arrestimeve të shumta pas përpjekjes për grusht shteti:

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini tha se në Turqi duhet të triumfojë sundimi i ligjit, në një kohë kur qeveria po bën arrestime masive të personave të dyshuar për organizimin e përpjekjes për grusht shteti.

“Bashkimi Evropian ishte i pari që theksoi rëndësinë e ruajtjes së institucioneve legjitime në natën tragjike të grushtit të shtetit dhe ne vazhdojmë ta theksojmë këtë, duke dënuar përpjekjen për puç ushtarak. Në të njejtën kohë, ne bëjmë thirrje për respektimin e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit në Turqi”.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin udhëheqjen në Turqi, por ai gjithashtu bëri thirrje për ruajtjen e qëndrueshmërisë në vend.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Turqisë që të ruajë qetësinë dhe qëndrueshmërinë në mbarë vendin dhe të zbatojë standartet më të larta në respektimin e institucioneve demokratike dhe ligjeve të vendit. Ne do të mbështesim sjelljen para drejtësisë të organizatorëve të grushtit të shtetit, por bëjmë thirrje për përmbajtje dhe që masat që merren të mos e tejkalojnë rendin demokratik”.

Zonja Mogherini dhe zoti Kerry i bënë komentet sot gjatë një konference të përbashkët shtypi, pas një takmi me Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG