Lidhje

Reforma, arrihet marrëveshja e re


albania parliament voting
albania parliament voting

Miratohet një formulë e re për ndryshimet kushtetuese. Marrëveshja përshëndetet nga të gjitha qarqet politike dhe diplomatike

Forcat politike arritën në orët e pasdites një marrëveshje mbi emërimet e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pas orësh të gjata bisedimesh mes palëve, të zhvilluara me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kreut të Delegacionit europian Romana Vlahutin, me këmbënguljen e kryetarit të parlamentit Ilir Meta, u arrit në një formulë të re për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Në KLGJ dhe KLP do të ketë 6 antarë nga sistemi gjyqësor dhe 5 nga parlamenti-prej të cilëve dy të propozuar nga opozita.

Kryetari i parlamentit, Ilir Meta, përshëndeti marrëveshjen e arritur për reformën në drejtësi, duke theksuar se marrëveshja është shenjë pjekurie dhe bashkimi.

Në një mesazh publik, ai bëri thirrje për formalizimin e procesit me votën unanime në parlament, duke shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Bisedime për zgjidhjen e ngërçit
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:25 0:00

​Kanë qenë orët më të tensionuara ato që pasuan njoftimin e djeshëm për arritjen e një marrëveshjeje për Reformën në Drejtësi me ndërmjetësimin e komisionerit europian për Zgjerimin Johannes Hahn. Kënga e fitores që u këndua nga të gjitha palët zgjati shumë pak. Në mbrëmje, të mbledhur në Komisionin e Posaçëm, përfaqësuesit demokrat përveç përshtatjes së marrëveshjes, saktësuan se duhej përcaktuar dhe formula e zgjedhjes së 5 anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke ruajtur të njejtën për të ciën ishte rënë dakot për komisionet e verfikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Socialistët nuk morën pjesë në mbledhje, duke shpjeguar se marrëveshja e ndërmjetësuar me komisionerin Hahn, nuk kishte marrë ende formë ligjore, ndërsa refuzuan kërkesën e demokratëve për dy institucionet e tjera. Më herët dhe ambasada amerikane foli për një kërkesë të re të opozitës të ciln e konsideroi “të papranueshme”.

Dita e sotme u hap me konferencën e kryetarit demokrat Lulzim Basha, sipas të cilit nuk ka patur asnjë kërkesë të re dhe se e gjitha ishte “një mashtrim i turpshëm” duke saktësuar se ai disa herë e kishte shprehur publikisht qëndrimin e opozitës: “Përzgjidhen komisionerët e Vetingut, përzgjidhen komisionerët publikë, përzgjidhen anëtarët e jogjyqtarë të KLGJ-së, përzgjidhen anëtarët joprokurorë KLP-së, sipas të njëjtën formulë. Ky ka qenë qëndrimi i Lulzim Bashës, për ata që nuk e dinë dhe për ata që rrejnë me dëshirë apo me projekte të zeza për Shqipërinë”.

Por tonet e tensionuara nuk ishin vetëm te kryetari i opozitës. Edhe në mbledhjen e konferencës së kryetarëve situata ishte jo pak e nderë. Kryetari i parlamentit Ilir Meta ngriti zërin duke i kërkuar llogari kryetarit të Komisionit të Reformës Fatmir Xhafaj, se përse nuk kishte mbledhur dje këtë komision. Por zoti Xhafaj ju përjigj duke i kërkuar të mos ngrinte zërin ndaj tij. “Kam tre vjet që dëgjoj një parullë tënden “Me qetësi dhe dashuri”. Tani që dashuria ka ikur të paktën të ruajmë qetësinë”, tha zoti Xhafaj.

Megjithatë palët këtu ranë dakort që sapo marrëveshja e arritur me ndërmjetësimin e komisionerit Hahn të merrte formën ligjore atëherë Komisioni do të mblidhej për ta përfshirë në projektin e ndryshimeve kushtetuese. Por vetëm kjo nuk e ka qetësuar situatën, duke qenë se çështja tjetër e emërimeve në dy institucione të Drejtësisë ishte ende e hapur.

Në nisje të seancës parlamentare kryetari Meta foli me tone të acaruara për situatën e krijuar: "Në qoftë se PD, Lulzim Basha, Sali Berisha, Jozefina Topalli, pas sqarimit të këtyre momenteve, nuk duan të votojnë reformën sepse kanë frikë nga reforma, të jeni të sigurt se unë dhe 20 deputetët e LSI do ta votojmë reformën, por unë do të iki nga kryetar i parlamentit sepse nuk mund të rri në një parlament që voton nën presione, nën shantazhe, nën sms-ra, një reformë që duhet ta votojnë me bindje”.

Më pas zoti Meta e ndërpreu seancën për t’ju kushtuar ndërmjetësimit për kërkesën e opozitës: “Pas 5 minutash rifillon seanca, Ne të tjerët, duke nisur nga unë, ambasadori Lu të sqarojmë me zotin Basha dhe gjithë aktorët e tjerë çështjen në mënyrë që Refroma në Drejtësi të jetë një sukses për të gjithë qytetarët shqiptarë”.

Zotit Meta ju bashkuan në zyrën e tij ambasadorët Lu dhe Vlahutin, e pak më pas dhe kryetari i opozitës Basha. Pas pak më shumë se dy orësh ai doli për të informuar grupin e tij për një propozim të ri, por pa dhënë hollësira, e për t’u rikthyer sërish në zyrën e zotit Meta pak pas orës 16.00. Propozimi është diskutuar dhe me përfaqësuesit socialist. Përmes Facebookut kryeministri Rama ripërsëriti se shumica ishte e gatshme për çdo gjë për konsensusin duke saktësuar se sidoqoftë Reforma do të votohej. Lajmin se palët kishin një propozim të ri e konfirmoi përmes Twitter-it raportuesi për Shqipërinë në parlamentin europian Knut Fleckenstein duke këshilluar forcat politike të lënë diskutimet dhe ta votojnë.

XS
SM
MD
LG