Lidhje

Kerry, paralajmërim për ndryshimin e klimës


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se ndryshimi i klimës është po aq i rëndësishëm sa edhe lufta kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera ekstremiste.

Duke folur të premten në një konferencë ndërkombëtare në Vjenë, për pakësimin e çlirimit të gazeve që shkakrtojnë efektin serrë, zoti Kerry tha se ndryshimi i klimës është po aq i rrezikshëm, në mos më shumë, sa edhe kërcënimi që vjen nga ekstremizmi i dhunshëm, qoftë ISIS-i apo elementë të tjerë ekstremistë.

Përpjekjet për pakësimin gradual të gazeve serrë, tha ai, pa e zmadhuar mund të "shpëtojnë jetën në planet."

Shefat e mbrojtjes dhe të politikës së jashtme nga më shumë se 40 vende të mbledhur këtë javë në Uashington shqyrtuan dhe ranë dakord mbi hapat e ardhshëm për të goditur grupin terrorist Shteti Islamik në bazat e tij të fundit.

XS
SM
MD
LG