Lidhje

Zjarri kërcënon mijëra banorë në Kaliforninë jugore


APTOPIX California Wildfires

APTOPIX California Wildfires

Një zjarr masiv në Kaliforninë e Jugut ka larguar nga shtëpitë e tyre mijëra banorë që nga dita e djeshme.

Rreth 3 mijë zjarrfikës janë duke luftuar flakët, të cilat janë duke shkretuar prej katër ditësh zonën rrotull qytetit Santa Clarita, pranë Los Angeles. Zyrtarët thonë se vetëm 10% e vatrave të zjarrit janë izoluar.

Urdhëra evakuimi u dhanë dje për rreth 10 mijë banesa, pasi era e fortë kërcënoi një zonë të banuar përqark Pyllit Kombëtar Angeles.

Deri më tani, autoritetet kanë njoftuar për një person të vdekur dhe 18 shtëpi krejtësisht të shkatërruara. Autoritetet thonë se zjarri është shtrirë në një sipërfaqe prej 132 kilometrash katrorë

XS
SM
MD
LG