Lidhje

SHBA, platforma e demokratëve; ja ç'përmban ajo


Një delegate lexon platformën e Partisë Demokrate
Një delegate lexon platformën e Partisë Demokrate

Ekonomia

- Të rritet paga minimale në 15 dollarë për orë

- Të punohet për uljen e çmimeve të arsimimit universitar

- Të sigurohet pagë e barabartë për gratë

- Të luftohen hapat që eliminojnë, apo privatizojnë Sigurimet Shoqërore

- Të lehtësohet hapja dhe mbajtja e një biznesi të vogël

- Taksë në Wall Street për të goditur spekulimet e tepruara në bursë

- Të mos ulen taksat për kompanitë që hapin vende pune jashtë SHBA

- Jo shkurtimit të taksave për kompanitë e mëdha të naftës dhe gazit

- Taksë e re për multimilionerët, që ata të paguajnë pjesën që u takon

Politika e brendshme

- Të marrë fund racizmi institucional,

- Të hiqet flamuri i Konfederatës nga objektet publike

- Të reformohet sistemi i dënimeve, dhe të mbyllen burgjet private

- Të punohet për legalizimin e marijuanës

- Të hiqet dënimi me vdekje

- Të mbështeten reformat për emigracionin

- Të mbështeten masa mbrojtëse për të gjithë amerikanët LGBT

- 50% e nevojave energjitike të plotësohen nga energjia e pastër në një dekadë

- Të mbrohen tokat publike dhe burimet ujore

- Kundër shpimeve për naftë në rrethin Arktik dhe bregun Atlantik

Politika e jashtme

- Luftë kundër Shtetit Islamik

- Kundër propozimit Trump për të ndaluar hyrjen e myslimanëve

- Të mbyllet qendra e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos

- Të pakësohen armët bërthamore, kimike dhe biologjike në botë

- Të ndërtohen aleanca të forta për të penguar agresionin rus

- Të ndihmohet Evropa dhe të mbrohen aleatët e NATO-s

- Të detyrohet Korea e Veriut të braktisë programet bërthamore

- Të negociohet kalimi politik për t’i dhënë fund udhëheqjes së Asadit

XS
SM
MD
LG