Lidhje

Sekuestrim i pasurive të ish-deputetit Frroku

  • Armand Mero

Ish deputetit i bllokohen 7 apartamente, 2 garazhe, 2 dyqane në Tiranë, Vlore e Lezhë dhe një sipërfaqe tokë arë prej 6 mijë metrash katrorë në Lezhë

Në Shqipëri, Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi sot se gjykata ka pranuar kërkesën e saj për të vënë nën sekuestro pasuritë e ish deputetit Mark Frroku, i cili është aktualisht në hetim për një seri veprash të rënda penale, që nga “Vrasje me paramendim”, “Fshehje e pasurisë…”, e deri te “Pastrimi i parave” dhe “Ndërtim të paligjshëm”.

Frrokut i janë sekuestruar 7 apartamente në rrethinat e Tiranës, në Shëngjin dhe në Orikum, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 509 metra katrorë, dy dyqane në kryeqytet me një sipërfaqe totale prej 308 metrash katrorë, dy garazhe nga 11.5 metra katrorë dhe një sipërfaqe tokë bujqësore prej 6000 metrash katrorë në “Grykë lumi”, të Lezhës.

Fillimisht ndaj Frrokut nisi vitin e kaluar hetimi për një vrasje të ndodhur në Belgjikë në vitin 1999, ku sipas autoriteteve belge ai është bashkëautor, ndërkohë që është zbuluar se ai rezulton të jetë dënuar me 3 vjet burgim në vitin 2002 në Amsterdam të Hollandës, nën një emër të rremë, për akuzën e trafikut të lënëdëve narkotike. Në njoftimin e saj, prokuroria shpjegon se “ka krijuar dyshime të arsyeshme se një pjesë e pasurisë së tij është krijuar nga burime të paligjshme, kryesisht nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotrafikut dhe të prostitucionit”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG