Lidhje

Aksident në Velipojë


Katër persona humbën jetën sot herët në mëngjes në një aksident rrugor në Velipojë.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në orën 3 të mëngjesit, kur një makinë, ka rënë në kanalin e hidrovorit me thellësi tre metra, në plazhin e Velipojës.

Policia ka identifiikuar tre prej viktimave, dy prej të cilëve janë nga Lezha dhe i treti është një shtetas italian. Personi i katërt nuk është identifikuar ende. Ai mendohet të jetë një i ri 25 – 26 vjeç.

Autoritetet janë duke kryer hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Por nga nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkaku ka qenë humbja e kontrollit të mjetit si rezultat i shpejtësisë së madhe, si edhe mungesa e sinjalistikës rrugore.

Tre muaj më parë, në të njëjtin vend, është regjistuar një aksident i ngjashëm me pasojë humbjen e jetës së një personi. Mungesa e sinjalistikës së nevojshme në këtë segment të rrugës, është konstatuar edhe nga shërbimet e policisë rrugore.

Ditët e fundit, kur sezoni turistik po shënon pikun e tij, nëpër akset rrugore të Shqipërisë janë shtuar aksidentet, të shoqëruara me viktima.

XS
SM
MD
LG