Lidhje

Fergusonit dy vjet pas trazirave


FILE - The Ferguson Police Department has a new black police chief, Delrish Moss, pictured May 9, 2016. It is also required to implement a new officer training program.

FILE - The Ferguson Police Department has a new black police chief, Delrish Moss, pictured May 9, 2016. It is also required to implement a new officer training program.

Dy vite më parë Fergusoni në shtetin Mizuri përjetoi protesta dhe trazira pas vrasjes së një afrikano-amerikani 18 vjeçar të paarmatosur nga një polic i bardhë. Ngjarja çoi në hetime ndaj policisë së atij qyteti dhe sistemit të drejtësisë dhe zbuloi raste diskriminimi kundër afrikano-amerikanëve. Më herët këtë vit, qyteti pranoi rekomandimin e Departamentit amerikane të Drejtësisë për të reformuar departamentin e policisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Chris Simkins njofton nga Fergusoni mbi një komunitet ende në shërim ndërsa përpiqet të zgjidhë problemet e vjetra.

Dy vite më parë në Ferguson të shtetit Mizuri pati dhunë dhe protesta të zemëruara kundër policisë. Tiffani Relinford është banore e këtij qyteti.

“Lagja dhe komuniteti ku kam jetuar për 18 vjet dukej si një skenë nga Iraku.”

Francesca Griffin kujton ato ditë të vështira.

“Ishte një rrjesht policësh me paisje speciale dhe armët e drejtuara ndaj nesh. Gratë dhe fëmitë u larguan ndërsa burrat dhe të rinjtë qëndruan aty pa lëvizur.”

Dhuna u shkaktua pasi polici Darren Wilson qëlloi për vdekje Michael Brown-in të paarmatosur gjatë një konfrontimi në rrugë.

Trazirat u shtuan kur polici nuk u gjet fajtor. Lezley McSpadeen, nëna e Michael Brown-it, nuk mund të pranojë veprimet e policit.

“Veprimi i tij ishte mungesë respekti për njerëzit që nderojnë uniformën e policit. Ai rrezikoi jo vetëm qytetin tonë, por vuri në rrezik më shumë policë. Po flas për atë që mbajti armën atë ditë.”

Kjo shënoi edhe fillimet e lëvizjes kombëtare në mbrojtje të zezakëve dhe debatin rreth dhunës policore dhe reformave në sistemin e drejtësisë. Po ashtu ekspozoi veprime të gabuara nga ana e policisë. Kleriku Willis Johnson është aktivist në komunitetin e atij qyteti.

“Ka gjithmonë një tension, ankth dhe pasiguri rreth ndërveprimit dhe natyrës së sjelljes së individëve dhe sjellja e policisë nuk është e izoluar vetëm në Ferguson por në mbarë rajonin.”

Një hetim federal gjeti se në Ferguson, policët kryesisht të bardhë ishin përfshirë sistematikisht në profilizime razore dhe përdorim të tepruar force.

“Ende kemi një sistem në shkallë të gjerë që mbetet shtypës, mbetet i papërgjegjshëm dhe ende është nën mandatin federal”, thotë kleriku Willis Johnson.

De Carlon Seewood është menaxhere në qeverinë lokale të qytetit.

“Kemi punuar shumë për të ndryshuar perceptimin se si funksionon policia në Ferguson. Nuk mund të rregullosh vite të tëra problemesh brenda pak kohe. Do të duhet një proces i gjatë dhe i zellshëm dhe duhet të mbështesim procesin dhe procedurat që po vëmë në vend.”

Departamenti i policisë ka një drejtues të ri zezak së bashku me kërkesat për trajnimin e policëve të rinj. Disa vazhdojnë të jenë skeptikë. Emily Davis është një prej tyre.

“Janë të njëjtët policë. Nuk janë ritrajnuar dhe nuk e kuptojnë mirë rolin e policisë në komunitet sepse nuk po trajnohen për një gjë të tillë.”

Së bashku me qytetarë të tjerë të Fergusonit, Emily po ndihmon për gjetjen e zgjidhjeve dhe ushtruar presion ndaj zyrtarëve të qytetit për të zbatuar mandatin e Departamentit të Drejtësisë për policinë e qytetit.

“Qytetarët duhet të marrin përsipër përgjegjësinë për të siguruar zbatimin e marrëveshjeve. Këtë e bëjmë përmes protestave dhe nxjerrjes në dritë të parregullsive”, thotë Francesca Griffin nga Fergusoni.

Por për një gjë të gjithë pajtohen. Do të duhet kohë për reformim të plotë të policisë së Fergusonit. Afrikano-amerikanët në këtë qytet thonë se reforma fillon tek sherbimi ndaj komunitetit me respekt dhe drejtësi.

XS
SM
MD
LG