Lidhje

Refugjatët sirianë, shqetësim në kufi


Policia shqiptare po vëren ditët e fundit grupe të shtuara të refugjatëve sirianë që synojnë të hyjnë drejt kufirit shqiptar. Policia kufitare e Gjirokastërës ktheu sot drejt territorit grek 50 refugjatë mes të cilëve 20 sirianë dhe 30 pakistanezë.

Burimet policore thanë se disa prej refugjatëve, mes të cilëve dhe fëmijë, janë paraqitur në gjendje të ëvshtirë shëndeteëore prej qëndrimit prej disa ditësh në kushte të vështira në territorin grek.

Refugjatët kanë marrë ndihmën e ekipeve të UNCHR-së që vepron në rajon dhe së shpejti pritet të jetë më aktive në Gjirokastër përmes një zyre të posacme.

Policia shqiptare ka dyshime se grupe të mëdha refugjatësh fshihen në zonat pyjore afër Shqipërisë me synimin për të hyrë në terriorin shqiptar. Këto zona janë të papërshkueshme nga rojet greke të kufirit dhe trafikantët shqiptare shfrytëzojnë shtigje që dikur përdoreshin për kalimin e paligjshëm të refugjatëve shqiptarë.

Pak ditë më parë një tjetër grup refugjatësh sirianë ishte bllokuar në segmentin rrrugor Tepelenë - Fier tek transportohej me një makinë luksoze drejt kufirit të Malit të Zi. Grupet e refugjatëve sirianë që hyjnë nga Greqia dalin nga kampet greke të strehimit. Katër prej këtyre kampeve ndodhen në Veri të Greqisë afër kufirit me Shqipërinë.

XS
SM
MD
LG