Lidhje

Obama: Trump i paaftë për të qenë president


Presidenti amerikan Barak Obama tha se komentet kritike të kandidatit republikan Donald Trump në lidhje me familjen e një ushtari mysliman amerikan të vrarë në Irak, janë vetëm një shembull se përse ai nuk është i aftë për të qenë president i Shteteve të Bashkuara.

Presidenti u pyet për të shprehur mendimin e tij mbi komentet e zotit Trump gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong.

Presidenti vuri në dukje gjithashtu se komentet e zotit Trump për inkursionet ruse në Ukrainë, tregojnë se kandidati republikan nuk ka njohuritë themelore për çështjet ndërkombëtare bazë. Zoti Obama tha se kundërshtimet e tij ndaj zotit Trump nuk kanë lidhje me politikën partiake:

"Ka pasur presidentë republikanë me të cilët unë nuk kam qenë dakord, por nuk kam patur dyshim se ata mund të funksiononin si presidentë,” tha zoti Obama, duke përmendur ish-kandidatët Mitt Romney dhe John McCain. “Jam i sigurt, - tha Presidenti, - se ata do të vepronin në përputhje me disa nga normat dhe rregullat e njohura si dhe do të respektonin mirësjelljen themelore. Por rasti i tanishëm është ndryshe.”

Presidenti vuri në dukje se edhe disa republikanë të njohur kanë dënuar shumë nga deklaratat e zotit Trump. Ai tha se nuk beson që zoti Trump ndan pikëpamjet e shumicës së partisë së tij.

Presidenti Obama tha se çështja tani është se kur ata do t’i thonë “mjaft” kandidatit Trump dhe do të tërheqin mbështetje e tyre ndaj tij.

Trump përdor një epitet të ri për rivalen Clinton

Kandidati republikan për president, Donald Trump përdori një epitet të ri për rivalen e tij demokrate Hillary Clinton, duke e quajtur atë “djalli”.

Zoti Trump, duke folur dje në Pensilvani, komentoi me sarkazëm për kapitullimin e kandidatit Bernie Sanders në garën brenda Partisë Demokrate si dhe për vendimin e senatorit që mbështeti rivalen Clinton.

Zoti Trump tha për senatorin Sanders: “Ai bëri marrëveshje me djallin. Ajo është djalli."

Kandidati Trump tha gjithashtu se zoti Sanders nuk kishte kurrsesi shanse për t’i fituar zgjedhjet, sepse gara paraprake në Partinë Demokrate ishte sipas tij "e manipuluar".

Trego komentet

XS
SM
MD
LG