Lidhje

SHBA: 400 milion që iu paguan Iranit nuk ishin shpërblim


Administrata e Presidentit Obama tha të mërkurën se 400 milionë dollarë që iu paguan Iranit menjëherë pas lirimit të pesë amerikanëve të ndaluar nga Teherani, nuk ishte shpërblim për lirimin e tyre, siç akuzojnë republikanët.

Të pesë personat, duke përfshirë gazetarin e Washington Postit, Jason Rezaian, u liruan më 16 janar në këmbim të shtatë iranianëve të mbajtur në Shtetet e Bashkuara për shkelje të sanksioneve. Marrëveshja për lirimin e dyfishtë përkoi me heqjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Teheranit.

Në atë kohë, Shtetet e Bashkuara thanë se kishin zgjidhur me marrëveshje një pretendim të vjetër të Iranit në një gjykatë të Hagës, duke zhbllokuar 400 milionë dollarë fonde të ngrira që nga viti 1981, plus 1.3 miliard dollarë interes ndaj Iranit.

Kandidati republikan Donald Trump tha në një fjalim në Florida se pagimi i fondeve Iranit përbën një poshtërim për Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG