Lidhje

Rio: amerikania Thrasher merr medaljen e artë


Në Lojërat Olimpike të Rios, 19-vjeçarja amerikane, Ginny Thrasher, që konkurron në garën e pushkës me ajër, mori medaljen e artë duke lënë pas dy rivalet kineze, Du Li dhe Yi Siling.

Garat e së shtunës pasojnë ceremoninë madhështore të hapjes së lojrave mbrëmë, ku vihen në pah larmia kulturore e Brazilit, si dhe sfidat sociale dhe ekonomike të vendit.

Shtetet e Bashkuara, të cilat si zakonisht përfaqësohen me ekipin më të madh në Lojërat Olimpike, u pritën me ovacione në stadiumin Maracana. Michael Phelps, notari i shumë medaljeve të arit, mbante flamurin amerikan, kur delegacioni hyri në stadium.

Në stadium parakaloi edhe ekipi rus, shumë pjestarë të të cilit janë ndaluar të marrin pjesë për shkak të skandalit të dopingut.

Ekipi brazilian u prit me brohoritje të stuhishme dhe me thirrjet "Brazil, Brazil, Brazil".

XS
SM
MD
LG