Lidhje

Gjermania në një kështjellë përrallore


Hohenzollern Castle, Germany
Hohenzollern Castle, Germany

Një nga kështjellat më të famshme të Gjermanisë po feston një moment historik. Viti 2016 shënon 165 vjet që kur filluan ndërtimet në Kështjellën Hohenzollern, ndërsa vitin e ardhshëm do të bëhen 150 vjet që nga përfundimi i ndërtimeve.

Një imazh me të vërtetë përrallor. Kështjella Hohenzollern është ndërtuar në majë të një mali 234 metra të lartë, e rrethuar nga pyje të dendur afër Alpeve Shvabiane në jug të Gjermanisë. Oborri, kullat dhe urat të kujtojnë përrallën e Hirushes – ose mbase shkollën e Harry Potter-it.

Është një nga kështjellat më të famshme gjermane, e përshkruar në shumë piktura, foto dhe fletëpalosje për turistët.

Brenda kështjellës, vizitorët ecin nëpër dhoma luksoze plot piktura, skulptura dhe vazo.

Është ndërtuar ashtu si mendohet se janë kështjellat: ekstravagante, luksoze dhe romantike.

Ndërtimi i saj filloi rreth 165 vjet më parë, dhe viti i ardhshëm shënon 150 vjet që nga përfundimi i ndërtimeve. Është kështjella e tretë e ndërtuar në të njëjtin vend, e para ishte ndërtuar në shekullin e XI-të.

Dy kështjellat para saj ishin froni i dinastisë Hohenzollern – por kjo e fundit u ndërtua me qëllim për të treguar bashkësinë e gjermanëve.

Pronarët e kështjellës janë dy degët e dinastisë Hohenzollern: linja katolike shvabiane dhe ajo prusiane dhe protestante.

U ndërtua nga princi i atëhershëm i Prusisë, Frederick Wilhelm i IV.

Me oborrin e saj mesjetar dhe kullat, ajo duket sikur është më shumë se 150 vjeçare – një stil i popullarizuar gjatë shekullit XIX.

Çdo vit, 300 000 vizitorë vijnë nga e gjithë bota, duke përfshirë SHBA, Evropën dhe Kinën.

Ajo është e hapur për vizitorët gjatë gjithë vitit.

XS
SM
MD
LG