Lidhje

Belgjikë, hetime për sulmin me hanxhar


Autoritetet belge janë ende duke hetuar një sulm nga një person me hanxhar në dorë kundër dy policeve, por duke e trajtuar incidentin si një akt "terrorist".

Kryeministri belg Charles Michel tha sot se thirrjet "Allahu Akhbar" të personit që sulmoi oficeret pranë stacionit policor në Charleroi dje pasdite ishin një faktor për vendimin e autoriteteve.

Zyra e Prokurorit Federal belg ka hapur një hetim për atë që e konsideron si një "tentativë për vrasje terroriste", tha zoti Michel.

Sulmuesi, i cili nuk është identifikuar ende nga autoritetet, u qëllua për vdekje pas sulmit mbi policet. Njëra prej tyre u plagos rëndë në fytyrë.

XS
SM
MD
LG