Lidhje

IPC ndalon ekipin rus të marrë pjesë në Lojrat Paraolimpike


I gjithë ekipi rus është ndaluar të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike të shtatorit, një dënim më i ashpër ky, që është pasojë e programit sistematik të dopingut të zbatuar në Rusi.

Ky ndëshkim është edhe më i rëndë se sa ai ndaj atletëve rusë që janë ndaluar pjesërisht të konkurrojnë në Lojërat e tanishme Olimpike të Rio de Zhaneiros.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka miratuar pjesëmarrjen e 271 sportistëve rusë në lojrat e Rios, rreth 70 për qind e të gjithë ekipit. Por Komiteti Ndërkombëtar Paraolimpik e ndëshkoi fuqishëm programin e dopingut të zbatuar nga Moska, duke përfshirë edhe në paraolimpiadën e Soçit më 2014.

Lojrat Paraolimpike zhvillohen po në Rio, nga 7 deri më 18 shtator.

Presidenti i Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar (IPC), Philip Craven, tha se “kjo situatë nuk ka të bëjë thjesht me atletë që përpiqen të mashtrojnë një sistem, por me një sistem shtetëror që mashtron atletët.” “Kultura e dopingut, që ka ndotur sportet ruse, - tha ai, - buron nga qeveria e Rusisë dhe tani është zbuluar jo në një, por në dy raporte të pavarura."

XS
SM
MD
LG