Lidhje

Shqipëri, policia kufitare ndalon 14 sirianë


Customs, Muriqan, Albania

Customs, Muriqan, Albania

Në Shqipëri, policia kufitare ndaloi 14 sirianë në Shtuf, afër kufirit me Malin e Zi. Mes të ndaluarve janë edhe 5 të mitur e 7 gra.

Autoritetet thanë se ata janë larguar nga kampet e refugjatëve në Greqi dhe kanë hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet Kufirit të Gjelbër në Kapshticë-Korçë .

Gjatë intervistimit nga punonjesit e migracionit, refugjatët kanë pohuar se destinacioni i tyre ka qenë Gjermania, ku, pasi të mbërrinin, do t'u paguanin nga 1,150 Euro dy shtetasve, për të cilët nuk kishin të dhëna të hollësishme.

Policia ka nisur hetimet per zbulimin e identitetit të dy trafikantëve, pasi dyshohet se javët e fundit ata po përpiqen të hapin një rrugë kalimi ilegale për refugjatët që gjenden të strehuar në kampet e Greqisë.

XS
SM
MD
LG