Lidhje

Pakistani, politika të reja kundër terrorizmit në vend


People help victims of a bomb blast in Quetta, Pakistan, Monday, Aug. 8, 2016.
People help victims of a bomb blast in Quetta, Pakistan, Monday, Aug. 8, 2016.

Qeveria pakistaneze thotë se ka në plan të paraqesë një politikë të re kundër ekstremizmit. Por siç thonë analistët, bombardimet e së hënës në Quetta tregojnë se Pakistanit i duhet shumë punë për të bërë për të ndaluar masakrën që ka pllakosur vendin.

Michael Kugelman, në Qendrën Woodrow Wilson, i tha Zërit të Amerikës se "një politikë e re për luftën kundër terrorizmit në Pakistan do të ishte gjë e mirë, por mendoj se kjo nuk mjafton.”


Analisti Kugelman thotë se problemi i ekstremizmit militant nuk do të përfundojë nëse Pakistani vazhdon të "refuzojë të godasë të gjitha format e terrorizmit dhe të gjithë grupet terroriste."

Autoriteti Kombëtar pakistanez kundër-terrorizmit (NACTA) thotë se ndodhet në procesin e formimit të një politikë të re kombëtare kundër-ekstremizmit në vend. "Një politikë e re kombëtare kundër-ekstremizmit do të paraqitet brenda dy muajve", i tha Zërit të Amerikës drejtoti i NACTA-s, Ehsan Ghani.


Sipas zotit Ghani, kjo politikë do të propozojë ligje të reja, si dhe ndryshime të disa ligjeve ekzistuese. Autoriteti pakistanez kundër terrorizmit do të propozojë edhe reforma në sektorin e arsimit, duke përfshirë sistemin e medreseve, në mënyrë që njerëzit të edukohen me frymën e tolerancës.

Por analisti i mbrojtjes me bazë në Peshawar të Afganistanit, Saad Mohammad Khan, një udhëheqës ushtarak në pension, tha se ligjet dhe politikat e reja nuk mund të jenë efektive nëse ato nuk zbatohen si duhet.

"Ekstremizmi është kudo në shoqëri; i pranishëm në shtëpitë tona, në shkollat tona, në zyra, në tregje", tha zoti Khan në intervistën për Zërin e Amerikës.


Ekspertët thonë se shumë medrese në Pakistan kanë qenë burim i militantizmit si në Pakistan edhe në Afganistanin fqinj.

XS
SM
MD
LG