Lidhje

Sportistët dhe terapia kineze me kupa


Gjatë lojrave olimpike kemi parë shumë sportistë me shenja të errëta ngjyrë vjollcë në shpinë. Këto shenja ishin të dallueshme tek ylli amerikan i notit Michael Phelps.

Njollat janë shkaktuar nga një praktikë e mjekësisë popullore që njihet si “hedhja e kupave”. Kjo është një praktikë tradicionale kineze me origjinë disa mijëra vjeçare.

Ylli amerikan i notit, Michael Phelps, i cili fitoi medaljen e 19 të artë të dielën, është një prej sportistëve që praktikon mjekësinë tradicionale kineze me kupa.

Gjatë terapisë, kupat vëndosen mbi ato pjesë të trupit që kanë nevojë për kurim. Thuhet se kjo metodë lufton lëndët toksike në organizëm, përmirëson qarkullimin e gjakut, zbut lëndimet tek muskujt e madje ndihmon në kurimin e pagjumësisë. Sun Huanjiang është një prej specialistëve, që ka praktikuar këtë lloj terapie prej afro 26 vitesh.

“Kjo është mënyra jonë tradicionale e trajtimit. Terapia me kupa varet tek forca e thithjes. Për shembull, nëse pacienti ka probleme të qarkullimit të gjakut, terapia me kupa e ndihmon këtë. Pastaj, metabolizmi gadualisht e merr veten. Ky është efekti pas largimit të sëmundjes.”

Terapia me kupa e ka origjinën 6 mijë e 500 vjet më parë në Kinën e lashtë. Po ashtu ka një histori të gjatë në Lindjen e Mesme dhe Egjipt. Praktika në fjalë ka patur më pak popullaritet mes shoqërive mjekësore skeptike në perëndim.

70 vjeçari Tong Xun është profesor në pension i specializuar në studimet fetare.

“Gradualisht, jo vetëm kinezët, por njerëz nga mbarë bota mund të kuptojnë këtë terapi të lashtë kineze. Sa më shumë të njihet Kina, praktikat mjekësore kineze si kupat dhe akupunktura, do të përhapen më shumë nëpër botë.

75 vjeçarja Wang Shufeng, thotë se trajtimi i lehtësoi me shpejtësi simptomat që kishte para se të vizitohej në një klinikë të mjekësisë tradicionale kineze.

“Shkova në klinikë me marrje mendsh dhe shikim të paqartë dhe më dhimbte qafa. Pas masazhit dhe akupunkturës, ndjehem shumë më mirë.”

Media sociale kineze është pushtuar nga fotot dhe postimet e shpinës së yllit amerikan të notit Michael Phelps, të mbuluar nga njolla të rrumbullakta që nga debutimi i tij këtë javë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG