Lidhje

Admirali turk kërkon strehim politik në SHBA


Një admiral turk i akredituar pranë NATO-s në Shtetet e Bashkuara është zhdukur dhe njoftohet se ka kërkuar strehim politik.

Kundëradmiralit të Flotës Detare Turke, Mustafa Ugurlu, i ishte kërkuar nga autoritetet e Turqisë të kthehej në atdhe për t’iu nënshtruar procedurave ligjore lidhur me akuzat për spiunazh ushtarak.

Ugurlu, punonte në shtabin e Komandës aleate të NATO në Norfolk të Virxhinias. Njoftohet se ai ka dorëzuar dokumentet e identifikimit dhe është zhdukur më 22 korrik.

Ugurlu u urdhërua të kthehej nga autoritetet turke muajin e kaluar, pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në Turqi më 15 korrik.

Një zyrtar turk i tha agjencisë së lajmeve Reuters se dy oficerë të tjerë turq në Shtetet e Bashkuara u kthyen në Turqi, por askush prej tyre nuk është ndaluar.

Një zyrtar amerikan i marinës u tha gazetarëve se në Shtetet e Bashkuara ndodhen më shumë se 100 ushtarakë turq - disa në bazën e NATO-s ndërsa të tjerë marrin pjesë në shkëmbimet me institucionet ushtarake amerikane.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG