Lidhje

Phelps në kërkim të më shumë medaljeve të arta


Notari amerikan Michael Phelps sot do të konkurrojë për të fituar medaljen e tij të 22-të olimpike në garën individuale 200 metra stil i përzier.

Phelps tashmë ka fituar tre medalje të arta në Rio. Nëse Phelps fiton këtë garë, kjo do të jetë fitorja e tij e katërt radhazi në këtë garë nga katër Olimpike të ndryshme.

Dy motrat australiane, Cate dhe Bronte Campbell do të garojnë me njëra-tjetrën në garën 100 metra stil i lirë për femra. Cate Campbell vendosi një rekord të ri olimpik për këtë garë të mërkurën në gjysmëfinale, ndërsa motra e saj doli e pesta pas notares amerikane Simone Manuel për t'u kualifikuar për garën finale. Cate mban rekordin botëror, por motra e saj, Bronte, është aktualisht kampionia botërore në këtë garë.

Notarja amerikane Katie Ledecky do të konkurrojë në garat eliminatore për 800 metra stil i lirë. Ajo vendosi rekordin botëror në këtë garë në janar, dhe tashmë ka fituar medalje të arta në garat 200 dhe 400 metra stil i lirë në Rio.

Golfi rikthehet sot në Olimpike pas një mungese 100 vjeçare.

Sot do të zhvillohen gara edhe në ragbi, gjimnastikë, xhudo, pingpong, skermë dhe gjuajtje me hark. Në total sot do të zhvillohen gara për 19 medalje të arta.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG