Lidhje

Irak, peshmergat luftojnë në periferitë e Mosulit


Në Irak, forcat kurde Peshmerga, të mbështetura nga sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA, kanë filluar një operacion për të rimarrë fshatrat rreth qytetit Mosul që mbahen nga militantët islamikë.

Zyrtarët Peshmerga thanë sot se disa fshatra janë rimarrë. Në rajon mund të shihen re të mëdha tymi, ndërkohë që luftimet vazhdojnë.

Ky operacion ushtarak është një hap i rëndësishëm në përpjekje për të rimarrë Mosulin - qyteti i dytë më i madh i Irakut. Shteti Islamik e pushtoi këtë qytet dy vjet më parë.

Udhëheqësit e Irakut kanë premtuar se qyteti do të rimerret brenda këtij viti.

Mosuli është qyteti ku udhëheqësi i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi shpalli në vitin 2014 një "kalifat", që përfshinte Irakun dhe Sirinë, si dhe pjesë të tjera tjera të Lindjes së Mesme.

XS
SM
MD
LG