Lidhje

Terrorizmi, pranga një të dyshuari në Tiranë


Policia
Policia

Imerli Avmeti, 46-vjeçar nga Gostivari ishtë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Shkupit. Dyshohet se kishte luftuar në Siri krah ISIS-it

Në Tiranë njësia e specializuar Anti-terrorr e policisë shqiptarë ka vënë në pranga një të dyshuar, cili kërkohej nga autoritetet maqedonase nën akuzën “Pjesmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”. Imerli Avmeti, 46 vjeçar nga Gostivari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai dyshohet të ketë qenë në Siri dhe të ketë marrë pjesë në luftimet atje. Në Shqipëri ai është mbajtur në vëzhgim 48 orë përpara se të prangosej. Ka dyshime edhe se qëndrimi i tij mund të lidhej me përpjekje për rekrutime të reja, por njoftimet zyrtare janë mjaftuar të saktësojnë vetëm se ndaj tij do të nisin procedurat për ekstradimin në Maqedoni.

XS
SM
MD
LG