Lidhje

Francë, masa të rrepta sigurie gjatë sezonit veror


Këtë verë në Francë, organet e rendit kanë qënë në gjendje të lartë gadishnmërie pas valës së sulmeve terroriste të vitit të fundit, siç ishte ai me kamion në korrik në Nicë, ditën e festës kombëtare të Francës. Qindra forca sigurie u pane duke bërë patrullime me qenë nuhatës gjatë një peligrinazhi fetar këtë javë në Lourdes. Masat shtesë të sigurisë tashmë janë bërë të zakonshme në Francë. Siç njofton nga Parisi korrespondetja e Zërit të Amerikës Lisa Bryant, koncertet, festivalet, festimet me fishekzajrrë apo shumë aktivitete të tjera janë anuluar ose ndaj tyre janë vënë kufizime.

Ndërsa shumë njerëz marrin pjesë në festivalin “Plazhi i Parisit”, masat e rrepta të sigurisë dhe kontrollet janë në plan të parë. Për aryse sigurie, festivali veror në natyrë i filmit, kësaj here po zhvillohet në mjedise të mbyllura. Kjo është normalja tani për Francën ku gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdojë edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Disa francezë kanë vlerësimet e tyre lidhur me valën e terrorit që ka goditur vendin e tyre. Sophie Negre kujton sulmet e Ushtrisë Republikane Irlandeze në Londrën e viteve 70-të.

“Ka patur të shtëna në Rue des Rosiers në Paris, në lagjen e hebrenjve, pra nuk kemi gjë të re këtu.”

Ndërsa shumë veprimtari janë anuluar, disa franezë po gjejnë mënyra të tjera për t’u argëtuar siç janë loja elektronike Pokemon Go dhe arti në rrugë. Fred Moreno është i apasionuar pas artit.

“Nëse nuk del nga shtëpia, askush nuk organizon asgjë. Duhet të luftojmë terroristët duke qënë të pranishëm, përndryshe fitojnë ata.”

Sulmet kanë goditur industrinë franceze të turizmit. Restorantet janë boshatisur. Tregjet e famshme në qytetin Lille janë anuluar. Megjithatë, vizitorët nuk mungojnë tek katedralja Notre Dame. David është turist nga Australia.

“Do ta shijoj Parisin aq sa mundem. Kam moshën për të udhëtuar dhe nëse do të mbyllesha brenda për shkak të rreziqeve, atëherë nuk do të mund shkoja asgjëkundi ndonjëherë.”

Qyteti duket më pak i lumtur e më shumë sfidues përballë kërcënimeve terroriste. E megjithatë, egziston ndjenja se jeta dhe vera duhet të vazhdojnë.

XS
SM
MD
LG