Lidhje

Silicon Valley tërheq imigrantë dhe shkencëtarë


Silicon Valley në Kaliforni, e njohur për kompanitë e teknologjisë së lartë, mund të përshkruhet si vendi i shkrirjes së kulturave dhe gjuhëve të ndryshme. Dhe e gjithë kjo është përqendruar brenda kompanive teknologjike të rajonit. Të jesh emigrant dhe të përpiqesh të ngresh një kompani, kjo mund të jetë e vështirë në disa vende, por jo domosdo në Silicon Valley. Materiali në vazhdim na sjell shembullin e kompanisë Osmo e cila ofron produkte për fëmijë.

Hayley Chu dhe vëllai i saj duket se e dinë si funksionon kjo lodër që sapo e blenë. Rochelle Chu është nëna e tyre.

“Nuk kishte manual për të lexuar por thjesht hapën lojën dhe po argëtohen.”

Ata po testojnë lodrën e fundit nga Osmo për kodimin. U mëson fëmijëve nga 5 vjeç e lart konceptet themelore të kodimit. Si komandat me bazë logjike me këto blloqe në mënyrë që figura në Ipad të bëjë lëvizjet e duhura. Pramod Sharma është bashkëthemelues i kompanisë Osmo.

“Rëndësi ka ideja dhe mendimet gjatë procesit. Më pak rëndësi ka gjuha e kodimit.”

Nëna, Rochelle Chu, e vlerëson këtë.

“Pozitiviteti qendron pikërisht tek prezantimi miqësor tek kodimi duke luajtur dhe eksperimetuar lirisht.”

Bashkëthemeluesi i Osmos, Pramod Sharma, thotë se të mos qënurit i drojtur për të eksperimentuar është edhe vetë kultura e kompanive në Silicon Valley.

“Si të bëhemi krijues me pak burime? Kjo është sfida. Liria për të vepruar i bën gjërat më të lehta. Mund të bësh pothuasje gjithçka”, thotë zoti Sharma.

Ai thotë se lodra e kodimit nga Osmo vlerësohet kudo sepse të mësuarit për të komunikuar me kompjuterin i kapërcen dallimet gjuhëore dhe kulturore. Prandaj, thotë ai, kompania e tij përbëhet nga njerëz nga mbarë bota.

“Gjithnjë jemi në përpjekje për shumëllojshmëri nga pikpamja kulturore sepse ajo që po ndërtojmë është për fëmijët që janë kudo dhe përpiqen të mësojnë”, thotë zoti Sharma.

Por shumëllojshmëria vihet re kudo në Silicon Valley ku gjuha kompjuterike dhe teknologjia janë ura lidhëse mes kulturave të ndryshme që jetojnë dhe punojnë këtu.

“Në bazë të eksperiencës time më shumë rëndësi kanë idetë dhe veprimet se sa gjuha që flet”, thotë zoti Sharma.

Një kombinim i shumëllojshmërisë së kulturave dhe ideve si dhe liria për novacione, mund të jetë arsyea që në Silicon Valley janë grumbulluar inxhinierë dhe shkencëtarë nga mbarë bota.

XS
SM
MD
LG