Lidhje

Si do të votojnë amerikanët e brezit të mijëvjeçarit?


Ata njihen si brezi i mijëvjeçarit. Një gjeneratë e larmishme të rinjsh amerikanë, që kanë potencialin të përcaktojnë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara – ashtu siç bënë për presidentin e tanishëm, Barack Obama. Por a janë ata të bashkuar dhe të motivuar për të ndikuar mbi zgjedhjet këtë herë?

Më të rriturit e brezit të mijëvjeçarit në Amerikë, që ishin në të 20-tat, kur avionët u përplasën në Qendrën Botërore të Tregëtisë, mund të mbajnë mend begatinë ekonomike të viteve 1990, kur një tjetër Clinton ishte në garë për president.
Më të rinjtë e këtij brezi, që janë tani në të 20-tat – nuk mbajnë mend ndonjë periudhë pa probleme ekonomike dhe pa terrorizëm.
Tani ky brez është më i madhi në historinë amerikane, 75 milionë prej tyre, janë në moshë për të votuar.
Me më pak se tre muaj nga dita e zgjedhjeve, prirjet e votimit të të rinjëve amerikanë janë të paparashikueshme, ndërsa shumë prej tyre ndajnë një ndjenjë zhgënjimi.

Briana Lawrence, është një 21 vjeçare videografe dhe artiste makiazhi nga Karolina e Veriut.
"Këto zgjedhje presidenciale janë pak të frikshme. Është diçka e paparë. Ndjehem gjithashtu e ngazëlluar. Pra kam një mori emocionesh. "
E diplomuar kohët e fundit nga Universiteti i Karolinës së Veriut, ajo do të votojë për kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Çështjet ekonomike janë të një rëndësie të madhe për këtë brez, meqë shumë prej tyre janë të ngarkuar me huatë studentore dhe e kanë të vështirë të gjejnë punë. Sipas një ankete të organizatës GenGroward, vetëm 8 për qind e brezit të mijëvjeçarit ndihen mirë për situatën e tyre financiare.

Bill dhe Kristi Clay, nga rrethinat e Ohajos,prindër të dy djemëve të vegjël dhe krishterë të devotshëm, e kanë të vështirë të zgjedhin një kandidat që përputhet me vlerat e tyre.

Kristi kundërshton martesat e homoseksualëve dhe abortin dhe i cilëson ato si çështje të rëndësishme. Megjithatë ajo mbështet me rezerva Hillary Clintonin.
"Martesa dhe aborti mund të jenë faktorët përcaktues, por kur shqyrton të gjithë faktorët, mund të jetë e vështirë të thuash se cili është vendimtari,pasi unë mund të mos jem dakort me ta në disa çështje por duhet parë i gjithë spektri."

Megjithëse ajo dhe bashkëshorti 33 vjeçar janë disi pesimist rreth këtyre zgjedhjeve, të dy do të votojnë edhe pse Billi është ende i pavendosur. Nuk dihet sesi do të veprojnë anëtarët e tjerë të brezit të tyre; disa janë të zhgënjyer që kandidati Bernie Sanders, është jashtë garës.

Diana Downard, që po punon për të mobilizuar njerëzit të votojnë në Kolorado, ka besim se të rinjtë do të votojnë – edhe ata që nuk mbështesin asnjërin kandidat.
"Brezi i mijëvjeçarit është cilësuar ndonjëherë si apatik, por nuk janë të tillë. Ata do ta tregojnë veten në këtë vit zgjedhjesh pasi kanë një kuptim të hollë të botës politike”

Megjithatë kjo mund të mos bëjë që ata të votojnë për të njëjtin kandidat.

Trip Nistico, i diplomuar në juridik në Kolorado, ka në plan të votojë për Trumpin.

I shqetësuar nga ndikimi që borxhi kombëtar i Shteteve të Bashkuara do të ketë në të ardhmen e brezit të tij, ai thotë se duhet të ketë më shumë hapësirë për opinionet konservatore.

"Veçanërisht në kampuset e kolegjeve. Kam parë që shumë folës konservatorë janë lënë jashtë për shkak të kërcënimeve për dhunë politike. Është shqetësuese nëse duam të gjejmë një zjgidhje të përbashkët për vendin."

Përbuzja e këtij brezi për t’u identifikuar me partitë tradicionale do të thotë se gjysma e tyre e cilësojnë veten si të pavarur. Ata kanë prirjen të jenë liberal në çështjet sociale si martesat e homoseksualëve, aborti dhe legalizimi i meriuanës, megjithatë janë pak më konservatorë në politikat fiskale dhe më shumë në të njëjtën vijë me brezat e tjerë kur flitet për kontrollin e armëve dhe çështjet e politikës së jashtme.

Brien Tillett, sapo ka mbaruar gjimnazin në Las Vegas dhe është 18 vjeç.
Borxhi kombëtar është shqetësimi i tij kryesor. Megjithëse si afrikano-amerikan ai është i shqetësuar nga komentet e Trumpit, përsëri i pëlqen qëndrimi i republikanëve për çështjet ekonomike.
Ai gjithashtu mendoi të votonte për Clintonin, por është i zemëruar nga përdorimi i emailit në serverin privat kur shërbente si Sekretare Shteti.

I pasigurtë në fillim, ai së fundmi vendosi të votojë për Clintonin. Ai është i sigurtë se vota e tij ka rëndësi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG