Lidhje

Fushata ndryshe e Donald Trumpit në terren


Në një tjetër ndryshim nga e zakonshmja, fushata e kandidatit republikan Donald Trump ka nisur me vonesë ndërtimin e një rrjeti në terren për të mposhtur rivalen demokrate Hillary Clinton në shtetet kyçe. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson shkoi në Pensilvani, ku anketat tregojnë se zonja Clinton udhëheq me 8 për qind, për të parë nëse përkrahësit pasionantë të zotit Trump mund të ndihmojnë për ta ndryshuar këtë prirje në nëntor.

Nuk ka shenja të një sezoni zgjedhjesh në qytetin Monroeville….nuk e kupton që brenda kësaj ndërtese, një grua e vetme po lufton për çdo votë.Vullnetarja Tricia Cunningham po shërben me gjithë energjinë e saj për Donald Trumpin… ajo regjistron votues të rinj, shpërndan pankarta, shet bluza….Ajo madje u hodh me parashutë për Trumpin në fillim të vitit. Cunningham nuk është zyrtarisht e lidhur me fushatën, por thotë se ka ndërtuar një bazë të fuqishme prej 8 mijë vullnetarësh këtu në Pensilvani.

“Mendoni se nuk kemi ekip në terren – e keni gabim. Kemi grupin më energjik që keni parë ndonjëherë. Këta njerëz janë të dedikuar”, thotë Tricia.

Hillary Clinton kohët e fundit hapi nëntë zyra të reja të fushatës në Pensilvani – një strategji shumë ndryshe nga Trumpi që mbështetet tek vullnetarë si Tricia dhe partinë republikane në zonë.

“Ajo ku ata po përqëndrohen tani është mesazhi që përçohet nga një komshi tek tjetri. Bisedat për drejtimin e lagjeve dhe bisedat rreth politikave të Trumpit – kjo është beteja në terrren”, thotë Raja.

Strategjia jo zyrtare e bazuar në lagje po shton mbështetjen e votuesve si demokrati për të kohë të gjatë John Larkin.

“Unë isha një nga ata njerëz – votoja vetëm për demokratët pasi jam demokrat. Por kur fillon i sheh gjërat, duhet të votosh për personin që mendon se është më i miri”, thotë John Larkin.

Larkin i ndjek nga afër lajmet e zgjedhjeve dhe flet gjithë ditën për Trumpin në punë duke u përpjekur t’u ndryshojë mendjen njerëzve.

Tricia Cunningham thotë se entuziazmi i këtyre votuesve të rinj për Trumpin është më i vlefshëm sesa shpenzimet e bëra nga fushata Clinton.

“Në këto zgjedhje, nuk është çështja për demokratët apo republikanët – është kush do të fitojë në këto zgjedhje dhe ata janë njerëzit. Ai është për ne”, thotë Tricia.

Dhe pas një viti pune për të ndihmuar Donald Trumpin në Pensilvani, ajo e di se këto zgjedhje janë të rëndësishme….

“Unë punoj shumë. Nuk ndalem dhe arsyeja më e madhe janë pesë nipërit e mi. Nuk dua që në të ardhmen ata të shkojnë në shkollë dhe të lexojnë të lexojnë në librat e historisë se ky vend ishte dikur i shkëlqyer. Kjo është arsyeja përse e bëj të gjithë këtë", thotë Tricia.

Një kujtesë se numrat në terren nuk tregojnë gjithmonë historinë e përditshme të një fushate.

XS
SM
MD
LG