Lidhje

Roja bregdetare italiane shpëton mijëra emigrantë


Roja bregdetare italiane shpëtoi sot në Detin Mesdherreth 6500 emigrantë nga Somalia dhe Eritrea. Operacioni i shpëtimit, i nisur nga brigjet e Libisë, ishte një përpjekje e bashkërenduar e rojes bregdetare italiane, e organizatës Mjekët pa Kufij dhe e agjencisë së BE-së për mbrojtjen e kufirit, Frontex.

Në një operacion të ngjashëm të djelën, u shpëtuan mbi 1100 imigrantë. Organizata Ndërkombëtare për Migrimin thotë se rreth 106 000emigrantë kanë arritur të mbërrijnë në brigjet e Italisë, ndërsa rreth 2726 kanë humbur jetën në këtë përpjekje.

XS
SM
MD
LG