Lidhje

Kosova para ndeshjes së parë kualifikuese të Botërorit 2018


Më 5 shtator në Finlandë, Kosova zhvillon ndeshjen me vendin pritës në kuadër të kualifikimeve për Kupën Botërore të Futbollit që do të mbahet në vitin 2018 në Rusi. Kjo do të jetë ndeshja e parë brenda grupit në të cilin Kosova do të përballet edhe me Kroacinë, Ukrainën, Islandën dhe Turqinë. Përfshirja e Kosovës, e cila tashmë po kryen përgatitjet e fundit për ndeshjen e së hënës, u bë e mundur pas pranimit të saj në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit më 13 maj të këtij viti, pak ditë pasi ajo u bë edhe anëtare e Federatës Evropiane, me gjithë kundërshtimin e Serbisë. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.

Kosova në ndeshjen e parë të kualifikimit për Botërorin 2018
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00

XS
SM
MD
LG