Lidhje

68 vjetori i Masakrës Komuniste të Koplikut


Në Malësi të Madhe u përkujtua sot 68 vjetori i Masakrës komuniste të Koplikut, ku u pushkatuan 6 kundërshtarë politikë të regjimit komunist dhe u arrestuan 54 të tjerë me akuzën e krijimit të një organizate antikomuniste. Pjesëmarrësit bënë thirrje për dënimin e krimeve të komunizmit dhe largimin nga sistemi i drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë qenë pjesë e gjyqeve dhe dënimeve të kundërshtarëve politikë të regjimit komunist.
Përkujtimi i sotëm në Malësi të Madhe u organizua nga Unioni Mbarëkombëtar i ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë. Nga Malësia e Madhe njofton Korrespondenti ynë Pëllumb Sulo.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG