Lidhje

Shefi i OKB për të drejtat e njeriut komenton rreth politikanëve populistë


Kreu i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut thotë se politikanë populistë si nacionalisti hollandez Geert Wilders dhe kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump po përdorin frikën dhe premtimin për një botë që nuk ka ekzistuar kurrë, në përpjekje për të tërhequr votuesit.

Zeid Ra'ad al-Hussein tha dje në Hagë se taktika e tyre për të thënë “gjysmë të vërteta dhe për thjeshtëzim të skajshëm” është një metodë komunikimi që përdor Shteti Islamik në propagandën e tij.

Sipas zotit Zeid, formula është që ta bësh audiencën të ndjehet mire, duke ofruar një këndvështrim që për ata që i besojnë ata është fantazi, por që për të tjerë është një padrejtësi e tmershme”.

Në fund të gushtit, zoti Wilders nxorri një manifest që përfshin thirrjen që Hollanda të ndalojë imigrantët nga vendet myslmane, të mbyllë xhamitë dhe shkollat islamike dhe të nxjerrë Kuranin jashtë ligjit. Wilders reagoi duke e quajtur zotin Zeid një idiot dhe OKB-në “groteske”.

Krahasimi mes zotit Wilders dhe zotit Trump, përfshinte edhe Marine Le Pen të Francës, Nigel Farage të Britanisë, Viktor Orbanin e Hungarisë, Norbert Hofer të Austrisë, kryeministin sllovak Robert Fico, dhe Presidentin çek, Milos Zeman.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG