Lidhje

Kosovë, strategji për sektorin energjetik


Në Kosovë, autoritetet prezantuan sot strategjinë e energjisë për vitet 2016-2025, nëpërmjet së cilës synohet ndryshimi i gjendjes në sistemin energjetik. Ata thanë se në strategji janë përfshirë pesë objektiva, ndër të cilët edhe ndërtimi i kapaciteteve të reja të prodhimit përmes qymyrit linjit. Autoritetet kanë përzgjedhur kompaninë amerikane Contour Global, të ndërtojë termocentralin e ri me forcë prodhuese prej 500 megavat orë energji elektrike ndërsa ndërtimi i tij pritet të filloj më sa largu deri në fillim të vitit 2017. Nga Prishtina njofton korrespodenti ynë, Leonat Shehu.

XS
SM
MD
LG