Lidhje

Raund i ri bisedimesh SHBA-Rusi për Sirinë


Kerry with Lavrov
Kerry with Lavrov

Një zyrtar i lartë amerikan thotë se Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov që po zhvillojnë bisedime në Gjenevë për Sirinë, po arrijnë përparim, "duke i çuar përpara propozimet që mund sjellin ndalimin e luftimeve në Siri.”

Shtetet e Bashkuara, po ashtu, janë duke nxitur arritjen e një marrëveshjeje, e cila do të lejonte dërgimin e ndihmës humanitare në zonat e vendit që kanë më tepër nevojë.

“Nuk jemi ende në pozicionin e duhur për të thënë në se do mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare”, - tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit që po shoqëron zotin Kerry.

“Diskutimet - tha ai, - janë duke vazhduar, ngaqë nuk janë zgjidhur ende disa “çështje teknike”.

Zoti Kerry foli të mërkurën dhe të enjten në telefon me zotin Lavrov, të paktën katër herë, para se të shkonte në Zvicër për bisedimet e së premtes.

Ekziston një skepticizëm i konsiderueshëm, që në Siri mund të ketë një armëpushim të qëndrueshëm. Vendi është i përçarë pas pesë vjet luftimesh.

Rusia do që presidenti sirian Bashar al-Assad të qëndrojë në pushtet, ndërsa forcat e moderuara të opozitës dhe Turqia këmbëngulin se nuk mund të ketë një marrëveshje tranzicioni, e cila të lejojë qëndrimin e tij në pushtet për disa kohë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë vazhdimisht që udhëheqësi sirian nuk mund ta udhëheqë qeverinë siriane në të ardhmen, për shkak të veprimeve të tij brutale.

Megjithatë, diplomatët amerikanë shprehin shpresën se gjakderdhjes, varfërisë dhe migrimit masiv në Siri mund t’i jepet fund përmes diplomacisë.

Ndërkohë, diplomatët amerikanë ditët e fundit kanë theksuar se zoti Kerry nuk ka durim pa kufi dhe se ai zor se mund të qëndrojë më gjatë në Gjenevë, vizita e tij e dytë brenda dy javësh, në se nuk arrihet një marrëveshje me shpejtësi.

Adminsitrata Obama ka thënë vazhdimisht se krizës në Siri nuk mund t’i jepet fund përmes një zgjidhjeje ushtarake.

XS
SM
MD
LG