Lidhje

Trump dyshues se Rusia po përpiqet të manipulojë zgjedhjet


Kandidati republikan për president Donald Trump, gjatë një interviste të transmetuar në një televizion të kontrolluar nga Moska, shprehu dyshime se Rusia po përpiqet të manipulojë zgjedhjet e nëntorit me sulme kibernetike.

Intervista u zhvillua një ditë pasi Donald Trump kishte thënë se presidenti rus Vladimir Putin, ishte një udhëheqës më i fortë se Presidenti amerikan Barak Obama. Ky koment i tij u kritikua si nga Partia Demokrate e zotit Obama, edhe nga kolegët e tij të Partisë Republikane.

Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, ka disa javë që e kritikon zotin Trump, për lidhjet e bashkëpunëtorëve të tij me biznesmenë rusë, lidhje që kanë vënë në dukje nga mjetet e shtypit.

Intervista në fjalë e zotit Trump, ishte dhënë për personalitetin e njohur të televizionit amerikan, Larry King, i cili e filloi intervistën duke thënë se a idhe kandidati republikan janë miq, që e njihen prej dekadash.

Kur Larry King e pyeti zotin Trump rreth njoftimeve se Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj Komiteti Kombëtar Demokrat dhe Komitetit Elektoral Demokrat në Kongres, zoti Trump tha se ai mendonte se “kjo ndoshta nuk ishte e mundur, se ndodhta demokratët e kishin sajuar atë. Kush e di? Nuk mendoj se është e mundur”, u shpreh ai.

Zoti Putin ka mohuar që Rusia të ketë gisht në sulmet kibernetike ndaj Komitetit Kombëtar demokrat dhe fushatës saë partisë demokrate.

Zoti Trump ka shprehur dëshirën e forcimit të marrëdhënieve midis Shteteve të BAshkuara dhe Rusisë, e cila është nën sanksione amerikane për shkak të pushtimit të Krimesë dhe sulmet në Ukrainë.’

Stacioni televiziv rus “RT America” u hap në vitin 2005. Ai është një stacion propogande i qeverisë ruse. Selia e tij është në Uashington dhe kontrollohet nga kompania mëmë që është në Moskë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG