Lidhje

UEFA zgjedh presidentin e ri


Greece UEFA Election

Greece UEFA Election

Organi administrues i futbollit Europian UEFA zgjodhi sot kreun e futbollit slloven Aleksandër Ceferin si president të ri të saj. Rezultati i votimit ishte 42 vota pro dhe 13 kundër.

Zoti Ceferin do të zëvendësojë në këtë post ish-kreun e UEFA-s, Michel Platini, i cili në muajin maj u ndalua për katër vjet nga futbolli i organizuar për shkelje të etikës.

Ceferin fitoi në garë ndaj zëvendës presidentit të UEFA-s Michael van Praag, rivali i tij i vetëm për këtë post, dhe do të përfundojë mandatin e Platinisë, që mbaron në vitin 2019.

48 vjeçari Ceferin ka qenë kreu i federatës së futbollit slloven dhe nuk kishte shërbyer si anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s.

Platini u ndalua nga organizatat e futbollit për shkak se mori një pagesë prej 2 milionë dollarësh nga organi administrues i futbollit botëror për të punuar si këshilltar i presidentit të saj të atëhershëm, Sepp Blatter. Blatter gjithashtu dha dorëheqjen nga posti i tij në vitin 2015 gjatë hetimeve për korrupsion.

XS
SM
MD
LG