Lidhje

Patrullimet në Hungari


Hungarian police and army officers oversee the distribution of food as people queue at a camp in Horgos, Serbia, on Serbia's border with Hungary, July 11, 2016.

Hungarian police and army officers oversee the distribution of food as people queue at a camp in Horgos, Serbia, on Serbia's border with Hungary, July 11, 2016.

Një gardh i ri, një pajisje elektronike vëzhgimi dhe një rrugë e shtruar për policinë kufitare janë pjesë të përpjekjeve të vazhdueshme të Hungarisë për të ndalur rrjedhën e imigrantëve dhe refugjatëve nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika në kufijtë e saj jugorë.

Qeveria nuk ka njoftuar ende një afat kohor për zbatimin e projekteve kufitare, por kryetari i ekstremit të djathtë të një fshati në kufi me Serbinë, thotë se gardhi i ndërtuar vitin e kaluar ka sjellë tashmë një ndryshim të madh.

"Veçanërisht rendi është rivendosur në fshat, që është një arritje e madhe pasi imigracioni kishte shkaktuar probleme për vite me rradhë. Ai ishte i papërballueshëm në vitin 2015, kur mijëra imigrantë marshuan përmes fshatit tonë."

Gati 400 mijë njerëz kaluan përmes Hungarisë vitin e kaluar për të shkuar në Gjermani, Hollandë, Suedi dhe destinacione të tjera në Bashkimin Evropian.

Qëkur gardhet e mbrojtura me tela me gjemba përfunduan në kufirin me Serbinë në mes të shtatorit 2015 dhe në kufi me Kroacinë një muaj më vonë, numri i imigrantëve që hynë në Hungari ra nga një mesatare prej 100 personash në ditë në gjysmën e parë të vitit 2016, në gati 12 në ditë javët e fundit.

Gardhet e Hungarisë, fushata e saj politike e anti-imigracionit dhe trajtimet e rënda të refugjatëve janë kritikuar ashpër nga agjencia e OKB-së për refugjatët dhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut.

Kryetari i bashkisë, Toroczkai vendosi një grup të armatosur për të patrulluar kufirin që ndalonte imigrantët para se ata të imigronin përmes Ballkanit për të fituar vëmendje kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ai beson se infrastruktura e përmirësuar do të shtojë efektshmërinë e barrierës.

"Imigrantët hynin përmes gardhit me vegla dhe ndihmë nga trafikantët serbë. Ata do të përballen me një pengesë të re, më të fortë që do të dojë më shumë kohë të kalohet dhe që u jep kohë patrullave të shkojnë aty dhe t’i kapin para se të kalojnë."

Mes atyre në fshatin Asotthalom, shumë prej të cilëve u ankuan vitin e kaluar se imigrantët u dëmtuan të mbjellat ndërsa kaluan për në Budapest, ka pikëpamje të ndryshme rreth gardhit.

"Në se vijnë, ata ende mund të kalojnë. Ndoshta zgjidhja do të ishte t’i linin të shkonin ku të donin", thotë Norbert Frakas, banor i fshatit.

Pensionistja Rozalia Kovacs, megjithatë, do që imigrantët të ndalen: "Ne jemi shumë banorë për vete. Unë nuk i keqtrajtoj pasi nuk më bëjnë gjë. Vetëm se jemi shumë banorë këtu."

XS
SM
MD
LG