Lidhje

Kamionët e OKB-së në Aleppo


Activists in Syria’s besieged Aleppo protest against the United Nations for what they say is its failure to lift the siege off their rebel-held area, Sept. 13, 2016.
Activists in Syria’s besieged Aleppo protest against the United Nations for what they say is its failure to lift the siege off their rebel-held area, Sept. 13, 2016.

Kamionët e Kombeve të Bashkuara me furnizime për civilët e bllokuar në qytetin e rrethuar sirian të Aleppo janë ende të bllokuar në kufirin me Sirinë.

Zyrtarët presin konfirmimin se trupat siriane dhe kryengritësit janë të angazhuar për të mbështetur armëpushimin e arritur javën e kaluar.

Televizioni shtetëror sirian transmetoi imazhe televizive që tregojnë me sa duket buldozerë duke pastruar rrugën kryesore që çën në lagjet e Aleppos të mbajtura nga kryengritësit, në përgatitje për hyrjen e autokolonave me ndihma.

Një zëdhënës i zyrës së çështjeve humanitare të OKB-së tha se 40 kamionë janë duke pritur në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, derisa zyrtarët të marrin konfirmimin se kamionët mund të hyjnë pa problem.

Zëdhënësi Jens Laerke tha se Kombet e Bashkuara nuk kanë nevojë për autorizim nga Siria për të ofruar ndihmat, por kamionët janë duke pritur në një "zonë të veçantë doganore", derisa të marrin garanci për sigurinë.

XS
SM
MD
LG