Lidhje

Kasafortë teknologjike për plazh


A ju ka ndodhur ndonjëherë të shkoni në plazh dhe të lini në breg sendet me vlerë dhe kur ktheheni nga deti nuk i gjeni dot? Zgjidhjen e ofron kompania Beachegg.

Ngjason me një vezë gjigande dhe shumë shpejt mund ta shihni nëpër plazhe. Inxhinierët hungarezë kanë krijuar Beachegg, që notarët të mos shqetësohen për sendet me vlerë të lëna në breg. Kitt Borissza punon për kompaninë Beachegg.

“Shpesh nëpër plazhe sheh njerëz që shkojnë të notojnë dhe gjithnjë kthejnë kokën prapa për të parë për sendet e tyre me vlerë. Që ata të notojnë të qetë, veza që ne ofrojmë i ruan sendet dhe aktivizohet me byzylykun që ata mbajnë në dorë.”

Kasaforta teknologjike portative funksionon kështu. Nëse dikush e prek, lëshohet një alarm dhe njoftohet personi përmes rripit elektronik që mban në dorë. Në rast të vjedhjes së kasafortës, ajo dërgon sinjale për vendndodhjen përmes një sistemi të kompanisë Amazon. Paisja ka një sistem mbyllje të çeliktë që nuk është i lehtë të hapet. Balazs Csapo është një nga projektuesit.

“Kasaforta ka disa shtresa mbrojtëse. Është ana fizike mbrojtëse, alarmi zanor që kumbon kur dikush përpiqet ta vjedhë atë. Përmes internetit Beachegg dërgon sinjale nëse kasaforta po vidhet.”

Pajisja duhet karikuar çdo ditë, duhet të rrijë larg diellit meqenëse mund të mbinxehet dhe nuk duhet futur në ujë. Ajo do të hidhet në treg vitin që vjen.

XS
SM
MD
LG