Lidhje

Normat e interesit në SHBA


Të martën, zyrtarë të lartë amerikanë u mblodhën për të debatuar mbi mënyrën më të mirë se si duhet balancuar nevoja për nxitjen e rritjes ekonomike përkundrejt shqetësimeve se stimuli monetar mund të nxisë inflacion ose të shkaktojë kaos në tregjet e aksioneve. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Randle, shumë ekonomistë presin që Banka Qëndrore të njoftojë sot (të mërkurën) një vendim për të lënë të pandryshuar normën e interesit dhe të reduktojë parashikimet për rritjen ekonomike.

Investitorët po vëzhgojnë nga afër tregjet ndërsa zyrtarët e Bankës Qendrore shqyrtojnë rritjen ekonomike ndërkombëtare dhe të brendshme për të vendosur normën e interesit. Ndryshimi i saj mund të ndikojë mes të tjerash mbi rritjen, çmimet e aksioneve dhe të shtëpive.

Raporti i të martës për shitjen e shtëpive tregoi një rënie në muajin gusht. Një faktor mes disa njoftimeve zhgënjyese ekonomike mund ta bëjnë Bankën Qëndrore të rezervuar për të rritur interesat.

Jane Foley analizon ekonominë për firmën Rabobank.

"Nëse kthehemi në fillim të vitit, tregu priste që Banka të fillonte rritjen e interesave qershorin e kaluar dhe të vazhdonte gradualisht. Tani, sigurisht, pamundësia e bankës për ta bërë këtë lidhet me parashikimin e ekonomisë globale."

Shumica e ekonomistëve parashikojnë se një rritje e interesave nuk ka të ngjarë të ndodhë tani. Por Banka Qëndrore mund të sinjalizojë rritjen e interesave në të ardhmen, thotë analisti Michael Jones.

"Nëse do të ketë diçka nga banka, kjo do të jetë një gjuhë e rreptë që vendos tonin për rritjen e interesave në të ardhmen."

Bankat Qëndrore i përdorin normat e ulta të interesit si motor për të nxitur rritjen ekonomike, dhe normat e larta si një lloj frenimi për ta mbajtur ekonominë larg inflacionit apo vlerave joreale të aksioneve.

Ndërkohë, zyrtarë nga Banka e Japonisë që përcaktojnë normat e intereist për ekonominë e tretë më të madhe në botë, po takohen për të vendosur në se do të ulin më tej normat e interesit apo do të ndërmarrin hapa të pazakontë për të nxitur rritjen ekonomike.

XS
SM
MD
LG