Lidhje

Ryshfet 18 mijë euro, pezullohet prokurori


Arrestohet oficeri i Policisë gjyqësore i cili u filmua teksa merrte paratë për një çështje në hetim nga prokuroria e Tiranës. Ngjarja pas transmetimit të rastit në emisionin “Stop” në Tv Klan

Një prokuror i Tiranës Ardian Braho u pezullua nga detyra, ndërsa një oficer i Policisë gjyqësore Fatos Lushi u arrestua mbrëmë, pasi emisioni “Stop” i televizionit “Klan” bëri publik një aferë të dyshuar korruptive. Një qytetari të cilit i ishin vënë fillimisht nën sekuestro 120 mijë euro të transferuara në një bankë nga Italia, paratë dyshohet se ju mbajtën të bllokuara edhe pasi u vërtetua se nuk bëhej fjalë për ndonjë aktivitet të paligjshëm. Qytetarit i janë kërkuar 18 mijë euro në mënyrë që prokurori Braho të lëshonte urdhërin e bllokimit. Ndërmjetës për këtë ishte oficeri i Policisë gjyqësore, Lushi, bisedat e të cilit me qytetarin janë regjistruar, sikundër dhe moment i dhënies së 18 mijë eurove. Pas pagesës së parave rezulton, sipas drejtuesve të emisionit “Stop” se për shumën e bllokuar në bankë u hoq masa e sekuestros.

Pak pas transmetimit të materialit filmik, Prokuroria njoftoi se me urdhër të Kryeprokurorit Adriatik Llalla “Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur menjeherë hetimin për veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ardian Braho, që kishte nën hetim një rast, për të cilin oficeri, shfaqet në pamje televizive duke marrë shumën prej 18.000 eurove nga një qytetar që kishte një çështje në hetim pranë Prokurorisë së Tiranës”, shpjegon deklarata e Prokurorisë. Oficeri i Policisë Gjyqësore, Lushi, u paraqit në polici, pas njoftimit se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti.

XS
SM
MD
LG