Lidhje

Nju Jork, përplaset treni, 1 i vdekur


Një tren udhëtarësh nga Nju Jorku është përplasur në një stacion të Nju Xhersit të mërkurën në mëngjes gjatë orëve me trafik të dendur, duke shkaktuar dëme serioze dhe viktima.

Sipas zyrtarëve, një person ka humbur jetën dhe 108 janë plagosur.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes në Hoboken panë një grua që kishte ngecur nën betonin e shkatërruar si dhe shumë njerëz të gjakosur.

Vetë treni pësoi dëmtime të rënda, po ashtu edhe struktura e stacionit.

Treni kaloi barrierën në fund të shinave dhe shkatërroi platformën prej betoni.

Po sipas dëshmitarëve, dy vagonët e parë ishin plot me njerëz. Udhëtarët e vagonit të dytë u përpoqën të dalin duke thyer xhamat e dritareve.

Autoritetet thonë se po përpiqen të përcaktojnë shkaqet e përplasjes.

XS
SM
MD
LG