Lidhje

Sonda Rosetta mbërrin në kometë


Misioni 12 vjeçar i sondës hapësinore Rosetta për të studiuar një kometë, përfundoi sot kur sonda u rrëzua mbi sipërfaqen e kometës, siç ishte parashikuar, duke marrë fotografi gjatë gjithë kohës.

Rosetta, sonda e parë që arriti të futet në orbitë përreth një komete, u komandua të ndizte sistemin lëshues për 208 sekonda, duke e nxjerrë atë jashtë orbite dhe duke rezultuar në përplasjen e Rosettës me sipërfaqen e ngrirë të kometës “67P”.Para se të përplasej me komentën, Rosetta transmetoi një koleksion të fundit me imazhe dhe të dhëna, përfshirë edhe pamje nga afër të sipërfaqes së kometës.

Të dhënat e mbledhura nga kjo sondë ofrojnë njohuri mbi përbërjen e kometave dhe pritet të ndihmojnë në zbulimin e mistereve mbi krijimin e sistemit diellor. Rosetta u lëshua nga Agjencia Evropiane e Hapësirës në 2004. Ky konsiderohej si misioni më ambicioz i kësaj agjencie

XS
SM
MD
LG