Lidhje

TAP, fillon ndërtimin i gazsjellësit në Shqipëri


Projekti TAP filloi ndërtimin e pjesës tokësore të gazsjellësit në Shqipëri. Në afërsi të qytetit të Fierit u organizua ceremonia, ku morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, autoritete shqiptare dhe Drejtori Menaxhues i TAP-it Ian Bradshaw.

Sipas të dhënave të Kompanisë ndërtimi i TAP-t deri tani në Shqipëri përfshin 23 km koridor të pastruar, ku kalon gjurma e gazesjellësit, 12 km tuba të lidhur dhe 8 km tuba të salduar.

Ndërkohë më shumë se 92% e rrugëve ndihmëse dhe urave kanë përfunduar. Kompania ka vlerësuar se rreth 90% e fuqisë punëtore, që deri tani ka arritur në 1700 vetë, janë shqiptarë. Nga sot dhe deri në fund të këtij viti TAP pritet të vazhdojë shtrimin e rrjetit drejt Beratit.

Fillimin e vitit tjetër ndërtimi i gazsjellësit do të nisë në Bilisht – Korçë, në zonën e Vithkuqit dhe pjesa e mbetur dhe më e vështirë e malit të Ostrovicës dhe luginës së Osumit do të kryhet gjatë vitit 2018.

Sipas menaxherit Shkëlqim Bozgo Shqipëria mbetet në radhën e parë të proçeseve të projektit TAP.

XS
SM
MD
LG