Lidhje

SHBA dënon sulmet ruse në Aleppo


Presidenti Barack Obama dënoi me forcë “goditjet barbare të forcave ruse dhe siriane” mbi civilët në pjesën lindore të Alepos.

Shtëpia e Bardhë tha se zoti Obama foli dje me telefon me Kancelaren Angela Merkel. Të dy udhëheqësit ishin të një mendjeje se regjimi i Asadit dhe Rusia mbajnë “një përgjegjësi të veçantë” për të ndalur luftimet dhe për lejimin e ndihmave humanitare për popullatën.


Sekretari i Shtetit John Kerry tha më herët se Shtetet e Bashkuara janë në prag të pezullimit të bisedimeve diplomatike me Moskën, si rezultat i bombardimeve të vazhdueshme ruse mbi kryengritësit në Alepo.


Një grup vëzhgues tha sot se goditjet ajrore ruse mbi Siri kanë vrarë 9 mijë vetë gjatë këtij viti, ndër të cilët shumë civilë.


Rusia dhe regjimi sirian thonë se po godasin “elementë terroristë”.

XS
SM
MD
LG