Lidhje

May: Britania do të fillojë procesin e largimit nga BE-ja në mars


Kryeministrja Theresa May tha se Britania do të fillojë zyrtarisht procesin e largimit nga BE-ja në fund të marsit 2017.

Ajo e bëri njoftimin sot përmes një interviste në televizionin BBC.

Para njoftimit sot, zonja May kishte thënë vetëm se Britania nuk do të shtynte për zbatimin e Nenit 50 të traktatit të Lizbonës para fundit të vitit. Neni 50 është një klauzolë që fillon një periudhë dy vjeçare të daljes zyrtare nga BE.

Kundërshtarët e Brexit kishin paralajmëruar se largimi nga blloku do të çonte në një rrënim ekonomik. Por ekonomia duket të jetë e fortë që nga votimi duke minuar parashikimet për ditë të zymta.

XS
SM
MD
LG