Lidhje

Forcat siriane përparojnë në Aleppo


Forcat siriane avancuan në qytetin verior të Aleppos të djelën, në një ofensivë të vazhdueshme për të marr një nga qytetet kryesore të vendit në luftëtarët e opozitës.

Media shtetërore siriane njoftoi se ushtria u premtoi rebelëve kalim të sigurtë në se largohen nga pjesa lindore e qytetit, pas fushatës së bombardimeve që kanë vënë në shënjestër spitalet e zonës.

Punonjësit e shpëtimit thanë se spitali më i madh i mbetur në zonën e kontrolluar nga rebelët në lindje të Aleppos u bombardua për të dytën herë ditët e fundit ndërsa forcat qeveritare siriane dhe aleatët rusë hyjnë për të rimarr mbarë qytetin.

"Sistemi shëndetësor në lindje të Aleppos nuk ekziston më” tha të djelën nënsekretari I Përgjithshëm I OBB-së për Marrëdhëniet Humanitare Stephen O’Brien.

Ai bëri thirrje përsëri për të paktë një ndalim të përkohshëm të dhunës për të evakuuar rastet mjekësore nga qyteti, ku ai thotë se sistemi i spitaleve është në pranë kolapsit.

XS
SM
MD
LG